Reshje të dobëta bore në Kodrën e Diellit dhe në qafën malore Bukovë, për momentin nuk ka ngecje në komunikacion
- Reshje bore me intensitet të dobët vërehen në Kodrën e Diellit dhe në qafën malore Bukovë, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit, informuan nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Reshje bore me intensitet të dobët vërehen në Kodrën e Diellit dhe në qafën malore Bukovë, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit, informuan nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më pritje për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. sa/
foto: Arkivi i MIA-s