Për shkak të mjegullës është zvogëluar dukshmëria deri në 30 metra nga fshati Lisec deri në Kodrën e Diellit
- Për shkak të mjegullës dukshmëria është zvogëluar në 30 metra nga fshati Lisec deri në Kodrën e Diellit, njoftuan sonte nga Ndërmarrja Publike "Rrugët e Maqedonisë".

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Për shkak të mjegullës dukshmëria është zvogëluar në 30 metra nga fshati Lisec deri në Kodrën e Diellit, njoftuan sonte nga Ndërmarrja Publike "Rrugët e Maqedonisë".
Nga NP "Rrugët e Maqedonisë" theksojnë se trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimri, në rrugë vende-vende të lagështa. Në akse të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe përrenj janë të mundshme rrëshqitje më të vogla dheu.
Bëjnë thirrje për drejtim të kujdesshëm, respektim të sinjalistikës së komunikacionit dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Nga atje theksojnë se ekipet kujdestare të NP "Rrugët e Maqedonisë" janë vazhdimisht në terren dhe po i mbajnë të kalueshme të gjitha akset rrugore. mb/
Foto. MIA