• четврток, 10 октомври 2024

Republika e Maqedonisë së Veriut është zgjedhur anëtare e Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut për periudhën 2025 - 2027

Republika e Maqedonisë së Veriut është zgjedhur anëtare e Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut për periudhën 2025 - 2027

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) - Me 168 vota "pro", Republika e Maqedonisë së Veriut sot u bë anëtare e re e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2025-2027, në zgjedhjet e mbajtura në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPTTJ).

Shefi i diplomacisë, Timço Mucusnki, në rrjetet sociale publikoi se mbështetja e vendeve anëtare të OKB-së për këto zgjedhje është mirënjohje e kontributit të vendit tonë si promotor dhe mbrojtës i përkushtuar i të drejtave dhe lirive të njeriut.

Mucunski thekson se një nga qëllimet kryesore pas këtij suksesi diplomatik do të jetë pjesëmarrja aktive në Këshill, duke kontribuar në promovimin global të të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e situatës në mbarë botën, që është baza e kandidaturës sonë për anëtarësim.

Në Raportin e fundit kombëtar për rishikimin periodik universal të paraqitur para Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, vendi është lartë në listën e shteteve që respektojnë dhe garantojnë të drejtat e njeriut dhe u vlerësua si një kandidat i kualifikuar që plotësonte kushtet e nevojshme për të qenë pjesë e punës së këtij trupi ndërkombëtar.

Republika e Maqedonisë së Veriut është zgjedhur për herë të dytë anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, pasi më parë ishte anëtare në periudhën 2014-2016. ls/

Foto: MPTTJ

 

Остани поврзан