• четврток, 10 октомври 2024

KEMM do të promovojë Doracakun për udhëzime redaktuese dhe praktika më të mira për verifikimin e fakteve dhe informacioneve të sigurisë

KEMM do të promovojë Doracakun për udhëzime redaktuese dhe praktika më të mira për verifikimin e fakteve dhe informacioneve të sigurisë

 Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë, sot do të promovojë Doracakun për udhëzimet redaktuese dhe praktika më të mira për verifikimin e fakteve dhe informacioneve të sigurisë.

 Siç njoftojnë nga KEMM, doracaku është krijuar për të mbështetur gazetarët, redaktorët dhe të gjithë profesionistët e medias me mjete praktike dhe udhëzime në luftën kundër dezinformimit.

 "Publikimi përmban praktikat më të mira në botë dhe shembujt konkretë të shmangies së grackave të dezinformimit, si dhe rekomandimet e sigurisë për mbrojtjen e të dhënave dhe informacionit. Doracaku do të jetë veçanërisht  i dobishëm për gazetarët të cilët raportojnë për tema të ndjeshme nga fusha e sigurisë dhe do t'i ndihmojë të krijojnë saktë, kufizime të balancuara dhe etike", thonë nga KEMM. 

 Autorët e Doracakut janë gazetarët Zoran Bojarovski dhe Mile Boshnjakovski, konsulant për komunikim strategjik. Publikimi është mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, si pjesë e projektit "Forcimi i rezistencës së mediave kundër dezinformatave në Maqedoninë e Veriut" të implementuar nga Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë. 

 Doracaku do të jetë i disponueshëm në shtyp dhe në internet. qa./

Foto: MIA

 

 

 

Остани поврзан