• петок, 11 октомври 2024

Kryetari i Kuvendit Gashi takoi Bin Hamad Al-Tani, ushtrues i punëve të Shtetit të Katarit

Kryetari i Kuvendit Gashi takoi Bin Hamad Al-Tani, ushtrues i punëve të Shtetit të Katarit

Shkup, 10 tetor 2024 (MIA)- Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot realizoi takim me Bin Hamad Al-Tani, ushtrues i punëve të Shtetit të Katarit.

Gashi shprehu kënaqësinë e tij të madhe nga takimi dhe theksoi se pret që miqësia dhe bashkëpunimi që ekziston midis dy vendeve të forcohet dhe përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut investon shumë në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe më gjerë. Ai informoi se Kuvendi ka krijuar grup për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të Lindjes së Afërt dhe të Gjirit Arabik. 

Edhe pse Kuvendi i Shtetit të Katarit ka rol konsultativ, Gashi theksoi se është shumë e rëndësishme si shtete të ndërtojmë bashkëpunim dhe të kemi komunikim parlamentar që pritet të intensifikohet në të ardhmen. 

“Z.Bin Hamad Al-Tani theksoi se ka interes të madh për investimet e shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në sektorin e turizmit. Ai shprehu pritshmëri që bashkëpunimi mes dy vendeve të ripërtërihet në mënyrë që komunitetet e biznesit të dy vendeve të bashkëpunojnë më me sukses”, thuhet në kumtesë.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që në të ardhmen theksi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy shteteve duhet të vihet në avancimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në tërheqjen e investimeve direkte nga Katari dhe në këtë drejtim do të ndihmojë veçanërisht rinovimi i linjës direkte ajrore në relacion Doha- Shkup-Doha. 

Foto: Kuvendi i RMV-së

 

Остани поврзан