• петок, 11 октомври 2024

Miteva: Pas emërimit tim si zëdhënëse e Qeverisë, dhashë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i deputetes

Miteva: Pas emërimit tim si zëdhënëse e Qeverisë, dhashë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i deputetes

Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Zëdhënësja e re e Qeverisë, Maria Miteva, pas reagimeve në opinion për kryerejen e dy funksioneve njëkohësisht, si zëdhënëse dhe si deputete, përmes kumtimit në Fejsbuk thekson se menjëherë pas emërimit të saj si zëdhënëse e Qeverisë, ka parashtruar dorëheqje të parevokueshme me shkrim nga funksioni i deputetes.

"Së pari, dhe më me rëndësi, është aspekti formal i cili në asnjë rast nuk është anashkaluar, sepse unë personalisht dje, menjëherë pas emërimit tim si Zëdhënëse e Qeverisë, parashtrova dorëheqje të parevokuehsme me shkrim nga pozita e deputetes edhe në formë formale juridike, unë as nuk kryej dy pozita të emëruara njëkohësisht dhe as nuk kam mundësi ligjore ta bëj të njejtën. Njëherit, të njejtën e bazoj në pajtim me dispozitat e Ligjit prë deputetë neni 8 paragrafi 3 i cili thotë, citoj: 'Mandati i deputetit ndërprotet me ditën e krijimit të rasteve nga paragrafi 1 pikat 2, 3, 4, 5 dhe 6 të këtij neni, që Kuvendi e kosntituon në mbledhjen e parë të ardhshme'. Ndërkaq, në paragrafin 1 pika 3 thuhet se, sërish citoj: 'Deputetit i ndërpritet mandati para skadimit të kohës për të cilën është zgjedhur, nëse krijohet ndonjër ast i palidhshmërisë së funksionit. Kjo qartë tregon se mua më është ndërprerë mandati, ndërkaq Kuvendi në mbledhjen e ardhshme të njejtën duhet vetëm ta konstatojë", thekson Miteva në kumtim.

Thekson se me dorëheqjen e parashtruar nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit deri në mbajtjen e mbledhjes parlamentare në të cilën duhet të konstatohet dorëheqja e saj. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан