• петок, 11 октомври 2024

Seancë e parë e Këshillit Ekonomiko-Social pas formimit të Qeverisë së re

Seancë e parë e Këshillit Ekonomiko-Social pas formimit të Qeverisë së re

 Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Këshilli Ekonomiko-Social (KES) sot duhet të mbajë seancën e parë pas formimit të Qeverisë së re. 

 Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi të martën në konferencën për mediat deklaroi se punëdhënësit dhe sindikatat do të diskutojnë për të gjitha kërkesat, idetë, kritikat dhe sugjerimet e tyre, si dhe kërkesën për rritjen e pagës minimale. 

 "Së bashku dhe në mënyrë transparente do të marrin vendime. Do t'i shohim edhe mundësitë e Qeverisë, por do t'i dëgjojmë edhe punëdhënësit dhe sindikatat dhe do të marrin vendim të përbashkët", tha Durmishi. 

 Sa i përket kërkesës së sindikatave për rritjen e pagës minimale në 450 euro në 100 ditët e para nga Qeveria, Durmishi theksoi se sipas ligjit rritja e pagës minimale duhet të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm.  

 Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe nga Organizata e Punëdhënësve më 1 tetor kur u shënuan 100 ditë nga puna e Qeverisë shprehën pritshmërinë se së shpejti do të thirret seanca e KES-it. Atëherë LSM-ja nuk ka dashur që t'i komentojë 100 ditët e para nga puna e Qeverisë së re duke shpresuar se do të thirret seanca e KES-it në të cilën do të tregohet se çfarë është punuar, ndërsa nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë theksuan se ka pasur pritshmëri të larta, por se deri tani nuk është bërë asgjë. qa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан