• сабота, 22 јуни 2024

Rasti i parë i kafshimit nga gjarpri, kompetentët bëjnë thirrje për kujdes gjatë verës

Rasti i parë i kafshimit nga gjarpri, kompetentët bëjnë thirrje për kujdes gjatë verës

Shkup, 21 qershor 2024 (MIA) - Ndihma e shpejtë mjekësore në Shkup e evidentoi rastin e parë të kafshimit nga gjarpri. Nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK) rregullisht informojnë për paraqitje për gjarpërinj në vende të banuara, ndërsa kompetentë bëjnë thirrje për kujdes gjatë verës, me qëllim që qytetarët të mbrohen nga zvarranikët.

Mjeku Dragan Panov nga Ndihma e shpejtë mjekësore në Shkup, në deklaratë prë MIA-n zbulon se të martën kanë pasur rast të paraqitur për kafshim nga gjarpri, BËhet fjalë për një burrë rreth 50-vjeç i cili kishte qëndruar në Idrizovë.

"Me automjetë të Ndihmës së shpejtë është dërguar për mjekim në Klinikën infektive në Shkup, ku është lënë për trajtim dhe observim të mëtejmë", tha Panov për MIA-n.

U bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes ku sillen gjatë qëndrimit në natyrë dhe të mbajnë veshmbathje adekuate me qëllim që të mbrohen nga gjarpërinjtë.

Новите влезови до хируршкиот ургентен центар и инфективната клиника и целосно асфалтирање на улицата под хируршките клиники веќе привршува и може да биде во функција од почетокот на следната

Panov thotë se është rritur numri i intervenimeve të Ndihmës së shpejtë mjekësore.

Nga QMK gjatë ditëve të fundit infiormuan për paraqitje për gjarpërinj në disa vendbanime dhe rekomandojnë lëvizje të kujdesshme, posaçërisht në natyrë. Theksojnë se ka shërbim të specializuar për kapjen dhe largimin e sigurt të gjarpërinjve.

Në qershor, gjarpërinj janë parë në disa vende të banuara.

Додека многу змии се плашат од луѓето и претпочитаат да се скријат или „да глумат“ мртви, отколку да напаѓаат, ова соевидно големо „змиско гнездо“ не е место за тестирање на сѐ тоа.

"Dihet përgjithësisht se gjarpri zakonisht ikë gjatë takimit me njerëz dhe nëse nuk kërcënohet dhe trembet - nuk sulmon. Por mund të ndodhë, për shembull, nëse shkelet aksidentalisht, pengohet ose kur dikush kalon shpejt pranë tij, gjarpri e kafshon personin. Krahas faktit që rekomandohet veshja e këpucëve, rrobave dhe shkopinjve të përshtatshëm për ecje në natyrë, është e dobishme që qytetarët të kujtohen dhe të informohen për ofrimin e ndihmës së parë, konkretisht se si të reagojnë, si të imobilizojnë dhe trajtojnë vendin e kafshuar gjarpri. Kuptohet që këshillohet që të telefononi 112 në QKM, pavarësisht nëse e keni ndihmuar veten apo jo", thekson QMK.

Pas paraqitjes për gjarpërinj nëpër rrugët e Prilepit këtë periudhë, pati intervenime nga ana e Njësisë territoriale zjarrfikëseë Gjarpëri ishte kapur i gjallë, e më pas është transportuar dhe lëshuar në natyrë. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан