• сабота, 22 јуни 2024

Është djegur automobili i një shkupjani

Është djegur automobili i një shkupjani

Shkup, 21 qershor 2024 (MIA) - Sot në mëngjes, në ora 01:15, një tridhjetë e tre vjeçar nga Shkupi ka raportuar në SPB Shkup se një ditë më parë nga numri i telefonit i një personi që e njihte i janë dërguar mesazhe kërcënuese dhe i kanë kërkuar 80 mijë euro.

Siç informoi sot MPB-ja, sot në mëngjes, në orën 00:40, fqinji i tij e ka njoftuar se i është djegur vetura “Ford Fiesta” me targa të Shkupit, e cila ishte e parkuar para shtëpisë së tij.

Zjarri është shuar, kurse persona të lënduar nuk ka.

Policia po merr masa për zbardhjen e rastit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан