• сабота, 22 јуни 2024

Me mbi 20 tonë ujë intervenohet në zjarrin në rajonin e Kërçovës

Me mbi 20 tonë ujë intervenohet në zjarrin në rajonin e Kërçovës

Shkup, 21 qershor 2024 (MIA) - Helikopteri Bel-412 nga Departamenti i njësive të aviacionit të MPB-së, pas kërkesës së pranuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), sot ka vepruar në zjarrin në atarin e fshatit Cer, komunë e Kërçovës.

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), helikopteri ka hedhur mbi 20 tonë ujë dhe ka ndalur degëzimin që afrohej të përfshijë pyje ahu.

Foto: Printskrin

Video: MPB 

 

Тагови

Остани поврзан