QMK: Në Ohër dhe Kërçovë nivelet e ujit janë rritur, nuk ka vërshime
- Ekipet rajonale të qendrave për menaxhim me krizat gjatë 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme kanë ndërhyrë në disa lokacione kritike në shtet.
Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Ekipet rajonale të qendrave për menaxhim me krizat gjatë 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme kanë ndërhyrë në disa lokacione kritike në shtet.
Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), në rajonin e Manastirit janë angazhuar ekipe dhe mekanizim i ndërmarrjeve publike dhe kompanive për ekonomizim me ujërat për pastrimin e mbetjeve dhe përforcimin e argjinaturave në disa pjesë të shtratit të lumenjve.
Për shkak të erozionit të rrugës drejt Pelisterit dhe te fshati Capari, është propozuar mbyllje e përkohshme e rrugës së vjetër R-106 dhe devijim i trafikut në rrugën A-3.
"Në Ohër dhe Kërçovë, niveli i ujërave është i rritur, por nuk ka daljesh nga shtrati. Më kritik mbetet pjesa pranë lagjes së paformalizuar në rrugën Prilepska në Kërçovë, ku është kërkuar ndërhyrje komunale. Në Ohër po ndërhyhet pas raportimit për përmbytje të bodrumeve në lagjen Hekurudha, të shkaktuara nga kanale të hapura në mënyrë të paautorizuar", kumtoi QMK.
Në Kumanovë, lumi Pçinja ka dalë për pak kohë nga shtrati në zonën Pelincë–Sternovac, pa shkaktuar dëme. Po pastrohen urat në Koince dhe Pelincë nga drurët dhe mbeturinat e mbledhura, pa rrezik të konstatuar për stabilitetin e tyre.
Nga QMK përkujtojnë se në rrugën rajonale Manastiri i Madh – Shkup, përmes Parkut Nacional “Jasen”, u regjistrua një rrëshqitje e madhe dheu, e cila ndërpreu qarkullimin. Rruga është pastruar në një korsi, ndërsa po vazhdojnë aktivitetet për pastrim të plotë dhe sigurim të traseve. sa/
Foto: QMK