• четврток, 25 декември 2025

Me fjalë hyrëse të mbrojtjes vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan

Me fjalë hyrëse të mbrojtjes vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën

Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Në sallën e gjyqit në Idrizovë pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për zjarrin në diskoteken "Puls" në Koçan. Në seancën e sotme gjyqësore është planifikuar të mbahen fjalimet hyrëse nga mbrojtja e Aleksandar Nacev, i cili, sipas Prokurorisë, ka vepruar si pronar joformal, përkatësisht pronar real i agjencisë së sigurimit "Rubikon", kompanisë përgjegjëse për sigurinë e klubit, si dhe mbrojtja e të personave juridik të akuzuar "MMMM KAFE" SHPKNJ Koçan dhe "RUBIKON SEKJURITI SOLUSHËN".

Основниот кривичен суд Скопје на почетокот на денешното судење за трагедијата во дискотеката „Пулс“ во Кочани одлучи постапката за овој предмет да се спои со постапката против сопственикот на

Më parë, në fjalën e tij hyrëse, prokurori Borçe Janev theksoi se gjykimi është një hap drejt vendosjes së përgjegjësisë personale dhe institucionale, duke theksuar se shoqëria duhet të përballet me të vërtetën - kush lejoi, kush heshti dhe kush nuk e parandaloi tragjedinë në “Puls”. Ai tha se nuk është e rëndësishme vetëm kush e ndezi zjarrin, por edhe kush pati mundësinë ta parandalonte atë, duke theksuar se tragjedia nuk është vetëm rezultat i piroteknikës, por edhe i dështimeve të gjata sistemike, heshtjes institucionale dhe mungesës së kontrollit që e shndërruan diskotekën në një “kurth vdekjeprurës”. Janev theksoi se drejtësia kërkohet, jo si hakmarrje, por si pasojë e paligjshmërisë dhe detyrës së lënë pas dore.

Të gjithë të akuzuarit deklaruan në fillim të gjyqit se nuk ndihen fajtorë për tragjedinë në të cilën vdiqën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan, Disa prej tyre shprehën ngushëllime për familjet e viktimave, por mbetën të qëndrimit se nuk kanë kryer "akte të rënda kundër sigurisë publike".

Shumica e të akuzuarve, nëpërmjet avokatëve të tyre, kanë kontestuar bazën e aktakuzës. Ekipet e tyre mbrojtëse pretendojnë se të akuzuarit nuk ndërmorën asnjë veprim që mund të kishte çuar në zjarr, se ata posedonin dokumentacion të vlefshëm dhe se tragjedia ishte rezultat i dështimeve institucionale, jo i fajit individual. Ekipi mbrojtës paralajmëroi paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve që, sipas mendimit të tyre, do ta konfirmojnë këtë tezë.

 

На минатото рочиште Судот ги прифати приговорите на дел од бранителите дека обвинението интегрирано со листата на докази не е доставена до обвинетите, и информираше дека тоа ќе им биде достав

Në fjalimet hyrëse të deritanishme mbrojtje tashmë kanë paraqitur edhe i akuzuari i parë, pronar i diskotekës "Puls", Dejan Jovanovski, pronari i "MMM kafe" Mitko Stojanov", personi i sigurimit Stojanço Dimitriev dhe Grozdan Millkovski, pronar i objektit. Jovanov më parë deklaroi se edhe pas nëntë muajsh në parabugrim nuk mund të besojë në tragjedinë dhe si prind nuk do të lejonte kurrë kushte të pasigurta në klubin. Djali i tij, i akuzuari i tretë, Mihail Jovanov, përmes avokatit të tij mbrojtjës pohon se kundër tij nuk ka asnjë provë dhe se është i akuzuar vetëm sepse është anëtar i familjës Jovanov. 

Mbrojtësit e Mitko Stojanov, theksuan se akuza ndaj klientit të tyre është e pabazuar dhe se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë shkakore-pësore midis veprimeve të tij dhe zjarrit. Avokati i Grozdan Milkovski, theksoi se kontrata e qirasë është e ligjshme, se Milkovski posedonte dokumentacion të vlefshëm gjatë dhënies me qira, nuk mori pjesë në aktivitete ndërtimi dhe nuk dha pëlqim për adaptimin e hapësirës së brendshme.

Projektuesja Milka Edrovska, përmes mbrojtjes së saj, theksoi se ishte angazhuar vetëm për një zgjidhje trafiku për parkingun dhe se kjo nuk kishte të bënte fare me adaptimin e objektit, as me strukturën e saj të brendshme. Inspektorët e ndërtimit, nga ana tjetër, pretendojnë se nuk mund të vepronin pa një raport ose urdhër, dhe se shkaku i tragjedisë nuk ishin lëshimet ndërtimore. 

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski, përmes avokatit të tij mbrojtës, vlerësoi se aktakuza krijon precedent, duke deklaruar se ai ka paraqitur kërkesë për mosdhënien e lejes së punës që para hapjes. Mbrojtja e ish-kryetarëve Nikolço Iliev dhe Lupço Papazov pretendon se ata kanë punuar në përputhje me ligjin, se mbikëqyrja nuk ka qenë në duart e tyre dhe se procesi po zhvillohet në bazë të një hetimi të paplotë.

 

Со воведни зборови на одбраната денеска во судницата во Идризово треба да продолжи судењето за пожарот во дискотеката „Пулс“ во Кочани во кој загинаа 63 лица, а над 200 беа повредени. Денешно

Personat e sigurimit, nëpërmjet mbrojtjes së tyre, theksuan se aktakuza është ndërtuar mbi supozime, se disa prej tyre kishin detyra të kufizuara dhe se nuk mund ta parandalonin realisht futjen e piroteknikës, duke treguar përsëri mangësitë institucionale si shkakun kryesor të tragjedisë.

Ish-ministrat e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraqini, si dhe ish-drejtorët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në fjalët e tyre hyrëse e mohuan akuzën dhe theksuan se nuk janë fajtorë. Ndërkohë, mbrojtja e zyrtarëve të akuzuar nga Ministria e Ekonomisë theksoi se ata kishin vetëm përgjegjësi administrative në lidhje me dokumentacionin për licenca, pa të drejtë ose mundësi inspektimi në terren, dhe se punonin me dokumente të certifikuara nga institucione të tjera.

Inspektorët e tregut, nëpërmjet mbrojtjes së tyre, i bënë një sërë vërejtjesh Prokurorisë, duke theksuar se ndërtimi ligjor është i gabuar dhe se po shpërndahen informacione të pasakta në publik në lidhje me kompetencat e tyre dhe statusin e objektit.

Më 16 mars 2025, gjatë performancës së grupit "DNA" në diskoteken "Puls" në Koçan, shpërtheu zjarr në të cilin e humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Në objekt kishte më shumë vizitorë se numri i lejuar, në mesin e të cilëve edhe të mitur, ndërsa pajisjet piroteknike ishin të aktivizuara pa leje. Objekti kishte funksionuar në mënyrë të paligjshme për më shumë se një dekadë, pa kushte minimale teknike, me rikonstruksione pa leje dhe pa sistem mbrojtjeje nga zjarri. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан