• четврток, 25 декември 2025

Filipçe uron besimtarët katolikë për Krishtlindjet

Filipçe uron besimtarët katolikë për Krishtlindjet

Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) Venko Filipçe personalisht dhe në emër të partisë ua uron besimtarëve katolikë festat e Krishtlindjeve. 

"Të gjithë anëtarëve të Kishës Katolike dhe të gjithë të krishterëve që festojnë lindjen e Krishtit sot, ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e festës së madhe të Krishtlindjeve. Krishtlindja është festë shprese, dashurie dhe bashkimi. Kjo festë e madhe na kujton se vetëm me solidaritet, respekt të ndërsjellë dhe kujdes për njëri-tjetrin mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më humane, në të cilën çdo qytetar do të ketë mundësi të barabarta dhe një të ardhme të sigurt, shkruan Filipçe në urimin. 

Në frymën e mesazheve të Krishtlindjeve, lideri i LSDM-së shton, “le të kthehemi drejt vlerave të vërteta që na bashkojnë dhe na japin forcën për të kapërcyer të gjitha sfidat”.

"Le të bëjmë vepra të mira që do të jenë një udhërrëfyes për një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm. Në këto ditë Krishtlindjesh, uroj shëndet të mirë, paqe dhe gëzim në çdo shtëpi. Krishtlindjet sjellin shpresë të re, fillime të reja dhe suksese për të gjithë ne. Gëzuar Krishtlindjet, shkroi Filipçe në urimin drejtuar besimtarëve katolikë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан