Urim për Krishtlindjet nga kryetari i Kuvendit Gashi për besimtarët katolikë
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi në emër të shtëpisë ligjvënëse ua uron festat e Krishtlindjeve të gjithë besimtarëve katolikë në vend.
Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi në emër të Kuvendit ua uron festat e Krishtlindjeve të gjithë besimtarëve katolikë në vend.
"Festat e Krishtlindjeve sjellin mesazhe paqeje, solidariteti, humanizmi dhe respekti të ndërsjellë, vlera që janë themeli i çdo shoqërie demokratike dhe multietnike. Pikërisht nëpërmjet mirëkuptimit të ndërsjellë, respektit për diversitetet dhe përkushtimit të përbashkët për të mirën e përbashkët e ndërtojmë stabilitetin dhe të ardhmen e vendit tonë. Ju uroj të kaloni festat me shëndet të mirë, ngrohtësi familjare dhe paqe, me shpresë dhe optimizëm për vitin që vjen. Gëzuar Krishtlindjet!", ka shkruar Gashi në urimin. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s