Më së shumti shi në Gjevgjeli, më pak në Ohër
- Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Gjevgjeli - 36 litra për metër katror, ndërsa më pak një litër në Ohër.
Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Gjevgjeli - 36 litra për metër katror, ndërsa më pak një litër në Ohër.
Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike për 24 orët e fundit, deri në ora 7 të mëngjesit të sotëm, në Strumicë kanë rënë 34 litra për metër katror, në Radovish 25, në Shtip 16, në Demir Kapi dhe Vinicë, 15 në Berovë, 12 në Kriva Pallankë, 11 në Kavadar, 9 në Krushevë, tetë në Veles dhe Kumanovë, shtatë në Shkup, afër Petrovecit, gjashtë në Prilep, pesë në Topolçan, katër në Shkup, afër Zajçev Ridit, Tetovë, Pretor, Manastir dhe Pozharan dhe tre në Hanet e Mavrovës.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, veçanërisht në pjesët lindore. Në male dhe në disa vende më të larta reshjet do të jenë të borës. Pasdite reshjet kudo do të ndalen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 3 deri 9 gradë.
Në Shkup, mot i vranët, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 6 gradë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s