Për shkak të mjegullës, dukshmëri e zvogëluar në rrugën në Demir Kapi
- Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri 50 metra ka në Demir Kapi, informojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë".
Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri 50 metra ka në Demir Kapi, informojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë".
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
Në disa akse rrugore, të cilat kalojnë nëpër gryka, është e mundur rrëshqitje e dheut, ndërsa rrugët rregullisht pastrohen.
NP "Rrugët e Maqedonisë" apelon drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur në trafik, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë. bsh/
Foto: MIA arkiv