Për nëntë muaj mërgimtarët shqiptarë në shtëpi kanë dërguar 817 milionë euro
- Paratë që mërgimtarët shqiptarë ua dërgojnë familjeve të tyre në shtëpi shpejtë po rriten, gjë që e shpreh valën e re të migrimit.
Tiranë, 13 dhjetor 2025 (MIA) - Paratë që mërgimtarët shqiptarë ua dërgojnë familjeve të tyre në shtëpi shpejtë po rriten, gjë që e shpreh valën e re të migrimit.
Sipas Bankës Qendrore të Shqipërisë, mergimtarët kanë dërguar 817 milionë euro në periudhën janar-shtator të këtij viti, që është rritje për 5,9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
"Vetëm në tremujorin e tretë, emigrantët kanë dërguar 285 milionë euro, ose 8,8 për qind më shumë se në tremujorin e njëjtë vitin e kaluar, si rezultat të sezonit veror", njofton banka.
Nëse vazhdon ritmi i njëjtë, viti 2025 mund të përfundojë me mbi një miliard euro, që është numër historik për ekonominë shqiptare. bsh/
Foto: Arkiv