• петок, 12 декември 2025

PP: Është gjetur trupi i një gruaje të vdekur e varrosur në një gropë në fshatin Negotinë e Gostivarit

PP: Është gjetur trupi i një gruaje të vdekur e varrosur në një gropë në fshatin Negotinë e Gostivarit

Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) – Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar gjatë natës ka kryer mbikëqyrje në atarin e fshatit Negotinë e Gostivarit, ku ishte gjetur trupi i një personi të vdekur deri më tani i paidentifikuar i varrosur në një gropë, informojnë nga Prokuroria Publike. 

“Për shkak të dyshimeve se bëhet fjalë për grua e cila paraprakisht ishte shpallur e zhdukur me indikacione se ishte privuar jashtëligjshëm nga liria, prokurori publik urdhëroi autopsi dhe identifikim të personit të ndjerë dhe mbledhjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes”, njoftoi PP. 

Gjatë natës, thuhet në kumtesë, ishin ndërmarrë disa veprime hetuese, pas çka për një person të dyshuar është caktuar masa e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orëve për sigurimin e dëshmive, përderisa edhe një person është mbajtur dhe për të po kryhen kontrolle. 

Me urdhër të prokurorit publik po ndërmerren veprime për hetim të plotë të ngjarjes. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан