Peskov: Putini dhe Erdogani u dakorduan se sekuestrimi i fondeve ruse e rrezikon sistemin financiar ndërkombëtar
- Presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan sot në Ashhabat u pajtuan se tentativat evropiane për ndërmarrje të fondeve ruse do të sjellin deri në shkatërrim të themeleve të sistemit financiar ndërkombëtar, deklaori zëdhënësi i Kremnlinit, Dmitrij Peskov.
Ashhabat, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan sot në Ashhabat u pajtuan se tentativat evropiane për ndërmarrje të fondeve ruse do të sjellin deri në shkatërrim të themeleve të sistemit financiar ndërkombëtar, deklaori zëdhënësi i Kremnlinit, Dmitrij Peskov.
Siç tha, përveç diskutimit të çështjes ukrainase, të dy udhëheqësit theksuan gjithashtu se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë po zhvillohen në të gjitha fushat.
Media ruse raportojnë se në takim ka marrë pjesë edhe ndihmës i presidentit rus, Juri Ushakov.
Takimi dypalësh midis Putinit dhe Erdoganit po zhvillohet në margjinat e një forumi kushtuar Vitit ndërkombëtar të paqes dhe besimit, Ditës ndërkombëtare të neutralitetit dhe 30-vjetorit të neutralitetit trevjeçar të Turkmenistanit. mb/
Foto: EPA