MPJ-ja italiane: Të paktën 40 të vdekur dhe 100 të lënduar në shpërthimin në resortin e famshëm të skive në Zvicër
- Ministria italiane e Punëve të Jashtme bëri të ditur se po verifikon nëse ka shtetas italianë midis të vdekurve ose të lënduarve në një zjarr në Zvicër. Duke cituar autoritetet lokale, bëri të ditur se të paktën 40 persona kanë hubur jetën, ndërsa rreth 100 të tjerë janë lënduar.
Bern, 1 janar 2025 (MIA) - Ministria italiane e Punëve të Jashtme bëri të ditur se po verifikon nëse ka shtetas italianë midis të vdekurve ose të lënduarve në një zjarr në Zvicër. Duke cituar autoritetet lokale, bëri të ditur se të paktën 40 persona kanë hubur jetën, ndërsa rreth 100 të tjerë janë lënduar.
Autoritetet zvicerane ende nuk e kanë konfirmuar numrin e saktë të vdekjeve. Në një konferencë për shtyp, shefi i policisë foli për disa dhjetëra të vdekur.
Ministria italiane, gjithashtu deklaroi se shumë nga viktimat nuk mund të identifikohen në këtë kohë për shkak të djegieve të rënda në trupat e tyre.
Një helikopter italian i mbrojtjes civile me një ekip shpëtimi u dërgua gjithashtu për të ndihmuar autoritetet lokale.
Foto: EPA