Viti i Ri në Shqipëri u prit me fishekzjarre në sheshe, foshnjat e para janë vajza; tre djem humbën jetën në një aksident rrugor
- Me fishekzjarre në sheshe Viti i Ri 2026 u prit në të gjitha qytetet e Shqipërisë, të cilat shkëlqyen me shkëlqimin e vërtetë të Vitit të Ri në fillim të dhjetorit.
Tirana, 1 janar 2026 (MIA) - Me fishekzjarre në sheshe Viti i Ri 2026 u prit në të gjitha qytetet e Shqipërisë, të cilat shkëlqyen me shkëlqimin e vërtetë të Vitit të Ri në fillim të dhjetorit.
Sheshet ishin të mbushura me qytetarë, por, kjo ishte veçanërisht masive në kryeqytetin e vendit, Tiranë, ku, përveç vendasve dhe emigrantëve, morën pjesë edhe mijëra turistë, të cilët vendosën t’i kalonin festat e Vitit të Ri këtu. Megjithatë, shumica e familjeve e kaluan natën e ndërrimit të viteve në një atmosferë familjare.
Foshnjat e para lindën në minutën e parë të Vitit të Ri.
Siç njoftoi kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Fejsbuk, të porsalindurit janë vajza, njëra në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike "Mbretëresha Geraldinë", ndërsa tjetra është në Klinikën "Koço Glozheni", të dyja në Tiranë.
Sipas një raporti policor në vend nga mjetet piroteknike janë lënduar 20 persona, 16 prej tyre në Tiranë.
Publiku shqiptar në ditën e parë të vitit të ri u shqetësua nga një aksident i rëndë komunikacioni që ndodhi në rrugën Gjirokastër-Tepelenë në orën 3 të mëngjesit, në të cilin humbën jetën tre të rinj të moshës 19, 24 dhe 27 vjeç.
Polocia u bëri apel pjesëmarrësve në komunikacion të jenë shumë të kujdesshëm për shkak të akullit në rrugë, të shkaktuara nga temperaturat e ulëta të cilat në mëngjesin e sotëm ishin 16 gradë nën zero.
Foto: Printskrin