• петок, 02 јануари 2026

Kryetari i Nju-Jorkut Mamdani sot e merr detyrën

Kryetari i Nju-Jorkut Mamdani sot e merr detyrën

Nju-Jork, 1 janar 2026 (MIA) - Demokrati Zohran Mamdani, kryetari i parë mysliman i zgjedhur i Nju-Jorkut, sot e merr detyrën me një mandat katër vjeçar.

Mandati i kundërshtarit të presidentit amerikan Donald Tramp ka vlerë të rëndësishme politike dhe simbolike.

Mamdani do të betohet pak pas mesnatës sipas orës lokale para një rrethi të vogël njerëzish, përfshirë prokuroren e përgjithshme të Nju Jorkut Leticia Xhejms, kundërshtaren e betuar të Trampit e cila e paditi atë. Në këmbim, presidenti është përpjekur të ngrejë një kundërpadi.

Ceremonia e parë, e cila do të jetë private, por e transmetuar në televizion, do të mbahet në stacionin historik të metrosë nën Kuvendin e qytetit. Do të pasohet nga një tjetër ceremoni publike më vonë sot, e udhëhequr nga senatori Berni Sanders, një figurë popullore në mesin e të majtës amerikane, dhe një festë e madhe. Pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra njerëz.

Ngjarja festive është në përputhje me "një nga mesazhet kryesore" që kryetari i zgjedhur i Nju-Jorkut e përsëriti gjatë fushatës së tij - se "Nju Jorku është një qytet i mrekullueshëm për të jetuar", tha Linkoln Miçell, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Kolumbias.

Mamdani e përshkruan veten si socialist në një vend ku kjo fjalë lidhet me të majtën ekstreme. Ai e ndërtoi programin e tij rreth kostos së tepruar të jetesës në metropolin prej 8.5 milionë banorësh. sa/

foto: DPA

Остани поврзан