• понеделник, 24 јуни 2024

Pançe Toshkovski e mori funksionin ministër i Punëve të Brendshme

Pançe Toshkovski e mori funksionin ministër i Punëve të Brendshme

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Pançe Toshkovski, i cili ishte ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike prej sot e kryen funksionin ministër i Punëve të Brendshme.

Siç bëri të ditur MPB, në aktin e pranim-dorëzimit të funksionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nga ana e ministrit të deritanishëm Nazim Bushi, Toshkovski e ka falënderuar Bushin për angazhimin e tij të deritanishëm në Ministri.

Ministri Toshkovski, i cili është kuadër në qeverinë e re të VMRO-DPMNE-së, më parë sot mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve në Parlament. 

Pançe Toshkovski ka lindur në Veles më 14 qershor 1982. Ka diplomuar dhe magjistruar në Fakultetin juridik në Shkup dhe ka dhënë provimet për avokatë dhe jurisprudencë.  Ai hyri në politikë pas më shumë se dhjetë vitesh punë si avokat në periudhën 2011-2024.

Nga viti 2011 deri 2013 ka qenë anëtar i bordit të drejtorëve të Shoqatës aksionare për menaxhim të hapësirave afariste në pronësi të Republikës së Maqedonisë, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2011 ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Ka qenë anëtar i disa komisioneve, ka qenë trajnues në disa projekte. Ka dhënë provimin e vlerësimit të pasurive të paluajtshme pranë Odës së vlerësuesve, trajnimin bazë për protokoll në MPB, si dhe disa trajnime dhe seminare për menaxhment, liderizëm dhe aftësi drejtuese.  

Në biografinë e tij, thuhet gjithashtu se ai ka punuar si praktikant në Gjykatën Themelore Shkupi 2 dhe praktikant avokat. Përveç gjuhës maqedonase, flet shumë mirë edhe gjuhën angleze. fc/

Fotografia: MPB/MIA

 

Остани поврзан