• вторник, 25 јуни 2024

Në Tabanoc pritet deri në 30 minuta, në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata

Në Tabanoc pritet deri në 30 minuta, në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Në VK Tabanoc vërehet rritje e frekuencës së automjeteve, ndërsa koha e pritjes për të hyrë në vend është nga 15 deri në 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM. 

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. 

Për shkak të aktiviteteve ndërtimore për rikonstruimin dhe zgjerimin e rrugës rajonale R1109 aksi "Ponov most" – hyrje në Bogdanc, nga sot është vendosur regjim i përkohshëm i komunikacionit.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht vozitje të kujdesshme të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан