• вторник, 02 јули 2024

Mucunski: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Evropës

Mucunski: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Evropës

Bruksel, 24 qershor 2024 (MIA) - Unë besoj fuqishëm se zgjerimi i BE-së është një nga projektet më të suksesshme të paqes në kontinentin evropian që kontribuon në ndërtimin e shoqërive rezistuese dhe është e qartë se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union paraqet të ashtuquajturën Investimin gjeostrategjik në paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit në tërësi, theksoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në fjalimin e tij në takimin e shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në kuadër të Këshillit Evropian për Punë të Jashtme (FAK).

Mucunski në fjalimin e tij theksoi angazhimin e Qeverisë së re për të përshpejtuar ritmin e arritjeve të reformave që çojnë në arritjen sa më të shpejtë të qëllimit të vendosur - anëtarësimin e vendit në BE.

Në kontekst të ngjarjeve aktuale botërore, Mucunski theksoi se agresioni ushtarak i Federatës ruse kundër Ukrainës është sfida më urgjente dhe më e madhe në kontinentin evropian, por edhe më gjerë.

Sipas tij, ky konflikt ka ndikim të madh negativ në vendet e Ballkanit Perëndimor, gjë që hap potencialisht një zonë për destabilizimin e mundshëm të rajonit.

"Vendi jonë mban qëndrimin e tij parimor në lidhje me Ukrainën, të cilin e ka mbajtur që në ditën e parë të fillimit të luftës, duke dënuar agresionin brutal të Rusisë, si dhe duke i dhënë mbështetje të qartë sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës", theksoi Mucunski. 

Sipas shefit të diplomacisë së Maqedonisë, vendi është plotësisht në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke përfshirë të gjitha masat kufizuese të BE-së ndaj Rusisë dhe në të njëjtën kohë ofron mbështetje politike, humanitare dhe ushtarake për Ukrainën.

Siç njofton MPJ, në mbledhje u ritheksua angazhimi i ndërsjellë për të mbështetur më tej integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, si një qëllim i përbashkët strategjik dhe garanci e sigurisë.

Mucunski do të marrë pjesë gjithashtu në një audiencë me dukën e madh të Luksemburgut Henri, ndërsa me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Luksemburgut, Ksavie Betel në darkë pune me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nesër, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të qëndrojë në Bruksel, ku do të takohet me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe më pas do të ketë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian. qa/

Foto: MPJ

 

Остани поврзан