• четврток, 04 јули 2024

Apel nga KRSKRR: Mos përdorni celular gjatë vozitjes

Apel nga KRSKRR: Mos përdorni celular gjatë vozitjes

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Mos përdorni celular gjatë vozitjes. Çdo telefonatë mund të presë. Tregoni kujdes për sigurinë tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, apelojnë nga KRSKRR.

Jeta bashkëkohore nuk mund të imagjinohet pa përdorimin e një telefoni celular.

"Por kundrejt avantazheve dhe funksionalitetit, përdorimi i tij gjatë kohës që jeni i përfshirë në trafikun rrugor mund të jetë shkaku i situatave të padëshiruara", theksojnë nga KRSKRR.

Nga aty theksojnë se përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit  është në radhë të parë shpërqendrim (të folurit në telefon është shpërqendrim, ndërsa mesazhet në telefon janë dyfish të rrezikshme sepse jo vetëm shpërqendrojnë vëmendjen, por edhe shoferi nuk shikon në të gjithë rrugën dhe trafikun në të cilin është përfshirë).

Sipas statistikave nga institucionet përkatëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shoferët që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit kanë 23 për qind më shumë mundësi për t'u përfshirë në një aksident trafiku sesa shoferët e tjerë, ndërsa hulumtimi i OBSH-së tregon se përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit rrit rrezikun e aksidenteve të trafikut për katër deri në nëntë herë. sa/

Foto: KRSKRR

Тагови

Остани поврзан