• недела, 07 јули 2024

Marina Dimovska e kaloi filtrin e komisionit për sekretare të përgjithshme të Kuvendit

Marina Dimovska e kaloi filtrin e komisionit për sekretare të përgjithshme të Kuvendit

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Anëtarët e Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot  dhanë mbështetje që Marina Dimovska të zgjidhet sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Dimovska është politikologe e diplomuar dhe magjistre e shkencave ekonomike nga sfera e ekonomisë ndërkombëtare. Ajo punon në Kuvend nga viti 2009.

Për zëvendës sekretar të përgjitshëm të Kuvendit është propozuar Nikolla Gjoshevski, i cili është jurist i diplomuar dhe magjistër i të drejtës së korporatave. 

Propozimet Dimovska dhe Gjoshevski duhet të votohen në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit. 

Në kuadër të kësaj mbledhje të Komisionit ishin konfirmuar edhe Propozim - vendimet për anëtarë të delegacioneve të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në Unionin Ndërparlamentar, në Dimensionin Parlamentar të Nismës së Evropës Qendrore, në Asamblenë Parlamentare të Organizatës Veriatlantike të marrëveshjes... 

Në rend dite të kësaj seance janë edhe kërkesat për realizimin e pagës pas ndërprerjes së funksionit ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. fc/

Fotografia: Printskrin nga video

Остани поврзан