• недела, 07 јули 2024

Takim Murtezani - Duxhaku

Takim Murtezani - Duxhaku

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot ka realizuar takim me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhaku, ndërsa në fokus të diskutimit ishte statusi i proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, si dhe aktivitetet e agjencive të OKB-së në Maqedoninë e Veriut dhe mundësitë për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit në drejtim të mbështetjes së prioriteteve reformuese të vendit.

Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë, ministri Murtezani përmendi bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë e OKB-së, veçanërisht bashkëpunimin intensiv me UNOPS-in në zbatimin e Iniciativës Nordike, me UNDP-në, të cilat janë aktive në realizimin e një numri të madh të iniciativave dhe projekteve të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut.

Ministri Murtezani dhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhaku, u zotuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të partneritet në të ardhmën. bsh/

Foto: Ministria për Çështje Evropiane

Остани поврзан