• недела, 29 септември 2024

Sanksionohen 134 shoferë në Shkup

Sanksionohen 134 shoferë në Shkup

Shkup, 7 korrik 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme, gjatë kontrollit në territorin e qytetit të Shkupit shqiptoi gjithsej 134 sanskione, prej të cilave nëntëmbëdhjetë sanskione për ngasjene automjetit pa patentë shoferë, nëntë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, nëntë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), gjashtë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, trembëdhjetë gjoba për shoferët e motoçikletave, informojnë nga MPB-ja.

Nga MPB-ja informojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан