• понеделник, 30 септември 2024

Takim ministror për Agjendën për Ballkanin Perëndimor për inovacione, kërkim, arsim, kulturë, rini dhe sport

Takim ministror për Agjendën për Ballkanin Perëndimor për inovacione, kërkim, arsim, kulturë, rini dhe sport

Shkup, 29 shtator 2024 (MIA) - Në Shkup sot dhe nesër  do të mbahet takim ministror për Agjendën e BE-së për Ballkanin Perëndimor për inovacione, kërkim, arsim, kulturë, rini dhe sport.

Siç kumtoi Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, agjenda e vë rajonin në drejtim të mirë për bashkëpunim më të thellë me BE-në dhe takimi ministror do të fokusohet në përpjekjet e përbashkëta për zbatimin e tij.

"Ministrat e pranishëm në takim dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë do të diskutojnë për rolin e rëndësishëm të Zonës evropiane hulumtuese dhe Agjendës Evropiane për inovacione, në të cilën të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor janë plotësisht të integruar", theksohet në kumtesën.

Takimi ministror do të jetë i një karakteri pune, me vetëm disa seanca të hapura për media.

Takimin do ta hapë Iliana Ivanova, Komisionere Evropiane për Inovacion, Kërkim, Kulturë, Arsim dhe Rini. Është planifikuar prania dhe fjalim i ministrave nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni, si dhe përfaqësues nga drejtoritë përkatëse të Komisionit Evropian, organizatat ndërkombëtare dhe komuniteti i biznesit.

Ngjarja do të fillojë në mbrëmje me një nga seancat dhe do të vazhdojë nesër kur do të jetë hapja zyrtare e takimit ministror me pjesëmarrjen e ministrave të Arsimit dhe Shkencës dhe të Kulturës, Vesna Janevska dhe Zoran Ljukov, si dhe ministri i Kulturës dhe Inovacionit Balash Hanko nga Presidenca hungareze me Këshillin e Bashkimit Evropian. ls/

Foto: Printsrkin / https://eu.eventscloud.com/website/11097/homepage/

Остани поврзан