• недела, 29 септември 2024

MPB: Bastisje në tre lokacione në fshatin Gajre, një person është mbajtur në bisedë informative për vrasjen në Tetovë

MPB: Bastisje në tre lokacione në fshatin Gajre, një person është mbajtur në bisedë informative për vrasjen në Tetovë

Shkup, 7 korrik 2024 (MIA) - Pas dhënies së urdhërave nga ana e Gjykatës Themelore Tetovë, janë kryer bastisje në tri lokacione në fshatin Gajre, prej ku janë marrë sende të cilat mund të jenë të dobishme për zbardhjen e rastit, kurse në Stacionin Policor Tetovë një person është në mbajtje në bisedë zyrtare, informojnë nga MPB, lidhur me vrasjen në rrugën "Shtipska" në Tetovë.

Në lidhje me rastin në të cilin më datën 05.07.2024 në Tetovë, një person i cili ka qenë në automjetin “mercedes” ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit “bmw” në të cilin ka qenë personi me inicialet R.T. (39), i cili pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, ju informojmë se nga ana e MPB-Byroja për Siguri Publike janë ndërmarrë masa plotësuese për gjetjen e personit për të cilin ekzistojnë dyshimet e bazuara se është autori potencial i kësaj vepre.

"Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë Publike kompetente, kurse në tërë rastin nga momenti i parë janë përfshirë edhe nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike pranë BSP-së", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Pas vrasjes, sipas informatës së MPB-së, është mbajtur takim pune në hapësirat e SPB Tetovë, ku ka marrë pjesë udhëheqësia e SPB Tetovë, policisë kriminalistike, krimit ekonomik dhe të stacionit policor Tetovë, ku janë dhënë orientime të sakta për veprim të mëtejshëm.

Prokuroria publike dje kumtoi se është kryer ekspertizë në vendin e vrasjes në Tetovë, si dhe se prokurori publik i jep të gjitha urdhërat e nevojshme, mes të cilave edhe urdhërin për autopsi dhe urdhërin për sigurimin e incizimeve nga videombikëqyrja. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

Тагови

Остани поврзан