• петок, 12 декември 2025

Pa ujë një pjesë e shfrytëzuesve në komunën e Butelit

Pa ujë një pjesë e shfrytëzuesve në komunën e Butelit

Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Një pjesë e rrugëve "Natanail Kuçevishki", "Kraishka" dhe "Ho Shi Min" në komunën e Butelit sot prej orës 10:30 do të jetë pa ujë.

Siç njoftuan nga NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të ndërrimit të valvulës në rrugën "Natanail Kuçevishki" pn, kopshti "11 Tetori" dhe do të zgjat deri në përfundimin e intervenimit. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан