Pa ujë një pjesë e shfrytëzuesve në komunën e Butelit
- Një pjesë e rrugëve "Natanail Kuçevishki", "Kraishka" dhe "Ho Shi Min" në komunën e Butelit sot prej orës 10:30 do të jetë pa ujë.
Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Një pjesë e rrugëve "Natanail Kuçevishki", "Kraishka" dhe "Ho Shi Min" në komunën e Butelit sot prej orës 10:30 do të jetë pa ujë.
Siç njoftuan nga NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të ndërrimit të valvulës në rrugën "Natanail Kuçevishki" pn, kopshti "11 Tetori" dhe do të zgjat deri në përfundimin e intervenimit. bsh/
Foto: MIA arkiv