• понеделник, 23 декември 2024

Për tetë orë në VK Tabanoc kanë hyrë mbi 26.500 persona, prej tyre gati 20.000 shtetas të Maqedonisë

Për tetë orë në VK Tabanoc kanë hyrë mbi 26.500 persona, prej tyre gati 20.000 shtetas të Maqedonisë

Kumanovë, 22 dhjetor 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc për më pak se një ditë kanë hyrë mbi 26.500 qytetarë, prej të cilëve afro 20.000 shtetas të Maqedonisë, informuan sot nga MPB. Qytetarët e Maqedonisë filluan të kthehen në shtëpi për të kaluar pushimet me më të dashurit e tyre.

"Në VK Tabanovc në periudhën nga mesnata e së shtunës deri në orën tetë të dielën kanë hyrë 26.623 persona, prej të cilëve 19.520 shtetas të Maqedonisë, kumtoi MPB.

Qytetarët që po ktheheshin sot në vend bëjnë me dije se presin nga 20 deri në 30 minuta për të hyrë. Prezenca e qytetarëve është e dukshme edhe në Kumanovë, është shtuar turma edhe në qytet. Zakonisht qëndrojnë derisa të mbarojnë pushimet. ls/

Foto: MIA

 

Остани поврзан