DPHM: Valë e ftohtë me të reshura të shiut dhe borës
- Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik dhe masës së ftohtë së ajrit nga veriu, moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me të reshura të shiut dhe borës në vendet më të ulëta, ndërsa në male dhe vendet më të larta të borës, paralajmërojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Shkup, 22 dhjetor 2024 (MIA) - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik dhe masës së ftohtë së ajrit nga veriu, moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me të reshura të shiut dhe borës në vendet më të ulëta, ndërsa në male dhe vendet më të larta të borës, paralajmërojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Të reshurat do të jenë më të mëdha në pjesët perëndimore dhe lindore (mbi 25l/m2), ku në male do të rritet shtresa e borës, ndërsa shtresë më të vogël do të formohet edhe në disa vende më të ulëta. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcar jugore, ndërsa gjatë natës erë e përforcuar veriore (mbi 60km/orë)
Pastaj të enjten do të mbajë moti i ndryshueshëm, i ftohtë dhe me erë me të reshura lokale, kryesisht të borës, posaçërisht të mërkurën.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë, me të reshura të shiut, ndërsa në vendet më të larta të reshurat do të jenë të borës, posaçërisht pasdite. Do të fryjë erë juglindore, ndërsa gjatë natës e përforcuar veriore. Edhe gjatë tre ditëve të ardhshme do të ketë kushte për reshje të borës, posaçërisht të mërkurën. bsh/
Foto: MIA arkiv