VLEN: Shëndetësia me BDI-në ishte torturë për qytetarët
- Partia non grata BDI, kjo kopje e keqe e Gruevskit, në dëshpërimin e saj si parti e izoluar, po shfrytëzon edhe rastet më të dhimbshme vetëm për të ushqyer egot e saj. BDI parti e cila kur ishte momenti për t’i dalë për zot Shëndetësisë, u fsheh pas aferave dhe skemave të veta korruptive, duke dëshmuar se pushteti për ta vlen më shumë se jeta e qytetarëve. Sot atyre nuk u ka mbetur fytyrë për të kërkuar përgjegjësi pasi pasojat e keqqeverisjes së tyre, i kemi trashëguar dhe po punojmë për ta shëruar plagën që e kanë lënë ata.
Shkup, 22 dhjetor 2024
Partia non grata BDI, kjo kopje e keqe e Gruevskit, në dëshpërimin e saj si parti e izoluar, po shfrytëzon edhe rastet më të dhimbshme vetëm për të ushqyer egot e saj. BDI parti e cila kur ishte momenti për t’i dalë për zot Shëndetësisë, u fsheh pas aferave dhe skemave të veta korruptive, duke dëshmuar se pushteti për ta vlen më shumë se jeta e qytetarëve. Sot atyre nuk u ka mbetur fytyrë për të kërkuar përgjegjësi pasi pasojat e keqqeverisjes së tyre, i kemi trashëguar dhe po punojmë për ta shëruar plagën që e kanë lënë ata.
Kjo është po ajo parti që, nga korrupsioni i saj, ka shkaktuar vdekjen e 14 qytetarëve në spitalin modular të Tetovës.
Kjo është e njëjta parti që mbajti në harresë mijëra punonjës shëndetësorë për dy dekada, duke i mbajtur me kontrata të përkohshme dhe duke i abuzuar si mjete elektorale.
Por, me Taravarin në krye të Shëndetësisë, kjo praktikë e turpshme merr fund! Pasiguria e tyre po përmbyllet, duke filluar me sistemimin e mbi 1.000 punonjësve mjekësorë!
Faktet nuk gënjejnë. Që kur VLEN ka marrë përgjegjësinë për Shëndetësinë, gjërat kanë filluar të lëvizin në anën pozitive. Për herë të parë pas 15 vitesh, VLEN e përditësoi listën pozitive tëbarnave, duke lehtësuar barrën financiare të mijëra pacientëve. Vetëm këtë vit, falë angazhimit të ministrit Arben Taravari, janë pranuar 300 specializantë të rinj dhe 300 të tjerë do të pranohen vitin e ardhshëm.
BDI-ја non grata e la Shëndetësinë në "vdekje klinike", por tani ajo po kthehet në jetë, falë përkushtimit dhe vizionit të Taravarit.
Qytetarët e kanë parë dallimin, mes atyre që shkatërrojnë dhe atyre që ndërtojnë. VLEN është e vendosur në angazhimin e saj për ta ndërtuar jetën në vendin tonë dhe nuk kemi ndërmend të ndalojmë dhe t’i dëgjojmë llafet e atyre që shkatërruan çdo gjë që ju doli para për vite me radhë.
VLEN është e angazhuar për jetë më të mirë për qytetarët.
Koalicioni VLEN
______________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.