Orbani do të kërkojë nga Këshilli Evropian të mos ketë konkluzione për Ukrainën
- Kryeministri hungarez Viktor Orban të enjten do t'i propozojë Këshillit Evropian që të mos ketë konkluzione në lidhje me Ukrainën për shkak të mosmarrëveshjeve në mes të vendeve anëtare të BE-së lidhur me këtë, deklaroi pasdite ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Sijarto.

Budapest, 3 mars 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban të enjten do t'i propozojë Këshillit Evropian që të mos ketë konkluzione në lidhje me Ukrainën për shkak të mosmarrëveshjeve në mes të vendeve anëtare të BE-së lidhur me këtë, deklaroi pasdite ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Sijarto.
"Për ne është mjaft e qartë se në qasjen ndaj luftës ukrainase ka një dallim strategjik mes nesh dhe shumicës në BE. Ky dallim nuk mund të kapërcehet me asnjë truk komunikimi. Prandaj (Orban) propozoi që në takimin e Këshillit Evropian të mos ketë konkluzione në lidhje me Ukrainën, sepse nuk mund të arrihet marrëveshje. Ne do të donim që lufta të përfundojë, por shumica do të donte që lufta të vazhdojë. Pra, dy qëndrimet nuk kanë emërues të përbashkët, tha ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Sijarto, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.
Nëse do të ketë një debat të tillë, sipas tij, do tëmund të "nënkuptojë ndarje që tani si pamje të përgjithshme e përcjell Bashkimi Evropian".
Për arsyet pse Hungaria nuk u ftua në Samitin e Londrës, Sijarto tha se vendi i tij nuk ka interes për vazhdimin e luftës dhe është në anën e paqes. Ministri hungarez theksoi se tetë anëtare të Unionit kanë vendosur të vazhdojnë luftën në Ukrainë.
"Por, fatkeqësisht ka edhe forca që po përpiqen të bëjnë gjithçka dhe për të parandaluar marrëveshjen e paqes të presidentit Tramp", tha Sijarto në konferencën për shtyp.
Sijarto konfirmoi se qeveria hungareze është në komunikim të vazhdueshëm me administratën amerikane dhe se kryeministri Vikram Orban ka pasur bisedime me presidentin amerikan Donald Tramp.
Sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, topi tani, thotë ai, lëviz në fushën e BE-së. "Ka pasur enë katër detyrime dhe dy nga ato katër tashmë janë shkelur. Prandaj unë i dërgova një letër Komisionit Evropian për të konfirmuar nëse ato sanksione do të vazhdojnë", tha Sijarto.