• вторник, 04 март 2025

MEPSO dhe EMV punojnë bashkë në zhvillimin e rrjetit të transmetimit dhe integrimit të  burimeve të ripërtëritshme  të energjisë

MEPSO dhe  EMV punojnë bashkë në zhvillimin e rrjetit të transmetimit dhe integrimit të  burimeve të ripërtëritshme  të energjisë

Shkup, 3 mars 2025 (MIA) -  Udhëheqësitë  e SHA MEPSO dhe SH EMV, në takimin e sotëm koordinues, udhëheqësia e ShA  MEPSO dhe ShA  EMV harmonizuan  strategjitë për zhvillimin e infrastrukturës elektrotransmetuese dhe mundësitë për integrimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme. 

 Në drejtim të forcimit të rrjetit të transmetimit  dhe sigurimit të stabilitetit dhe besueshmërisë më të madhe, ShA  MEPSO prezantoi projekte me fokus të veçantë përshtatjen dhe zgjerimin e kapaciteteve të infrastrukturës transmetuese për burime të reja prodhuese të energjisë dhe ndërtimin e objekteve për ruajtjen e energjisë, ndërsa ShA ESM prezantoi planet për zgjerimin e portofolit të prodhimit.

"Në takim u shkëmbyen informacione lidhur me përpjekjet që po bëhen për ndërtimin e linjave të reja të transmetimit, stacioneve të reja të transformatorëve dhe aplikimin e teknologjive të avancuara që do të përmirësojnë efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit elektroenergjetik", informuan pasdite nga SHA MEPSO.

 Të dyja kompanitë u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të dinamizojnë aktivitetet për realizimin e projekteve të planifikuara me qëllimin e vetëm,  përgjigje ndaj sfidave  të ardhshme në sektorin e energjetikës dhe  sigurim të  një zhvillimi  të qëndrueshëm dhe të sigurt të sektorit energjetik në vend.

Foto: MEPSO 

 

 

Остани поврзан