• вторник, 04 март 2025

Maqedonia e Veriut dhe Hungaria nënshkruan plan aksioni për këmbim të ekspertizës nga ana e Akademisë diplomatike hungareze për nëpunës publik

Maqedonia e Veriut dhe Hungaria nënshkruan plan aksioni për këmbim të ekspertizës nga ana e Akademisë diplomatike hungareze për nëpunës publik

Budapest, 3 mars 2025 (MIA) - Ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisësë Jashtme, Timço Mucinski dhe ministri hungarez i Politklës së Jahtme dhe Tregtisë. Peter Sijarto sot pasdite në Budapest nënshkruan plan aksioni për këmbim të ekspertizës nga ana e Akademisë diplomatike hungareze për nëpunës publik në tema të dakorduara të ndërsjellta për integrim në BE, proceset e administratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Me takimin Mucunski - SIjarto fillojnë aktivitetet në kuadër të samitit qeveritar Hungari-Maqedoni që sot dhe nesër do të mbahet në Hungari. Në delegacionin qeveritar të Maqedonisë së Veriut të cilin e kryeson kryeministri Hristian Mickoski janë 10 ministra dhe dy zëvendësministra.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme TImço Mucunski shfaqi falënderim për mbështetjen që ungaria na e jep në rrugën drejt BE-së, por edhe për partneritetin tonë në NATO, lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Budapesti.

Sijarto, ndërkaq, tha se nënshkrimi i dokumentit ëstë hyrje e bukur për mbledhjen ndërqeveritare, duke paralajmëruar intensifikim të bashkëpunimit.

Ministri hungarez në konferencën për shtyp foli edhe për ngjarjet lidhur me luftën në Ukrainë, duke cekur se falë ndryshimeve në anën tjetër të Atlantikut janë të mundura ndryshimet.

Shefi i diplomacisë së vendit tonë, lidhur me Ukrainën tha se shteti angazhohet pa kushte dhe arritje sa më të shpejtë të paqes dhe sigurisë në botë, duke përkujtuar se së bashku me Hungarinë javën e kaluar ishim bashkësponzorizues të Rezolutëss për paqe në Ukrainë.

Në pajtim me agjendën, janë paraparë takim tet-a-tet mes dy kryeministrave, ssi dhe takime bilaterale mes ministrave të resorëve të të dy qeverive, pas çka nesër do të pasojë edhe mbledhja e përbashkët e të dy qeverive.

Foto: Printskrin

Остани поврзан