• вторник, 04 март 2025

Mucunski: Politika jonë e jashtme bazohet në harmonizim me politikën e BE-së dhe partneritetin strategjik me SHBA-në

Mucunski: Politika jonë e jashtme bazohet në harmonizim  me politikën e BE-së dhe partneritetin strategjik me SHBA-në

Shkup, 3 mars 2025 (MIA) - Kushdo që mendon se mund të gjindet  zgjidhje për luftë dhe konflikt me implikime gjeostrategjike pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka qasje joserioze dhe të pasinqertë ndaj konfliktit, tha ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski.

Dukeiu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin tonë lidhur me atë  se e vetmja mënyrë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë janë bisedimet mes Amerikës dhe Rusisë, Mucunski vuri në dukje Rezolutën e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për paqe. 

"Vitet e fundit të gjithë kemi folur për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të saj. Tani kemi një rezolutë ligjërisht të detyrueshme për të kërkuar paqen. "Kushdo që mendon se gjetja e një zgjidhjeje për një lloj lufte dhe konflikti të tillë, me implikime të tilla gjeostrategjike, kushdo që mendon se mund të realizohet pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një qasje joserioze dhe të pasinqertë ndaj këtij konflikti", tha Mucunski në  konferencën e përbashkët për shtyp në Budapest me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme Peter Sijarto.

 Ai theksoi se politika e jashtme e vendit bazohet në tre konstante: anëtarësimi i plotë në NATO, harmonizim me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe partneriteti strategjik me SHBA-në.

  Ai theksoi se çdo vendim që do të marrim do të jetë brenda këtyre tre postulateve, duke marrë parasysh interesin tonë kombëtar, në konsultim me të gjithë partnerët tanë kryesorë strategjikë.

Foto: Printskrin 


  

Остани поврзан