Në Aeroportin e Shkupit do të përcillet udhëtari i tre miliontë i këtij viti
- – Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot do të përcillet udhëtari i tre miliontë i këtij viti.
Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) – Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot do të përcillet udhëtari i tre miliontë i këtij viti.
“Udhëtari fatlum do të jetë nga fluturimi Shkup – Bari”, paralajmëroi TAV Maqedonia, operator i aeroporteve në shtet.
Me rastin e përcjelljes së udhëtarit të tre miliontë, konferencë për media do të mbajnë Aleksandar Nikolloski, zëvendëskryetar i Qeverisë dhe Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia. fc/