• четврток, 20 јуни 2024

Një shkupjane e humbi jetën nga goditja e motoçikletës

Një shkupjane e humbi jetën nga goditja e motoçikletës

Shkup, 9 qershor 2024 (MIA) - Një shkupjane e humbi jetën nga goditja e motoçikletës gjatë ditës së djeshme, informuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Rreth orës 12:20 në Sektorin e Punëve të Brendshme - Shkup, është raportuar se në bulevardin "Kërste Misirkov", në afërsi të kryqëzimit me bulevardin "Goce Dellçev" në qytet, një motoçikletë "honda" me targa të Shkupit , i drejtuar nga E.S., (26) nga Shkupi, e ka goditur këmbësorin A.I.

"Nga plagët e marra, në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë 74-vjeçarja A.I.. Nga mjetë e Ndihmës urgjente mjekësore është konstatuar vdekja, kurse motoçiklisti ka pësuar lëndime të lehta trupore, të konstatuara në një spital privat në Shkup, sqarojnë nga MPB-ja.

Është kryer kontroll nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB – Shkup. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан