• петок, 28 јуни 2024

Gjykata kushtetuese do ta vlerësojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve të Ligjit për raportet e obligacionit dhe të Ligjit për rrogat e prokurorëve publik

Gjykata kushtetuese do ta vlerësojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve të Ligjit për raportet e obligacionit dhe të Ligjit për rrogat e prokurorëve publik

Shkup, 20 qershor 2024 (MIA) - Gjykata kushtetuese duhet të vendosë rreth shtatë nismave për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe një kërkesë për mbrojtje të lirive dhe të drejtave mes të cilave janë edhe Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për raportet e obligacionit dhe Ligjit për ndryshim të Ligjit për rrogat e prokurorëve publik.

Sipas parashtruesit të nismës për Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për raportet e obligacionit, ndryshimet e reja i kufizojnë kreditorët ta realizojnë kërkesën e konstatuar me akt individual fuqiplotë në gjykatë apo organ tjetër, përkatësisht ta paguajnë borxhin me anë të detyrueshme, që, sipas tij, është në kundërshtim me nenin 30 paragrafi 3 I kushtetutës, neni 17 nga Deklarata universale për të drejtat e njeriut dhe neni 1 nga Protokolli i Konventës evropiane për të drejta të njeriut.

Në mbledhjen e sotme do të vendoset edhe rreth nismës në të cilën është kontestuar Ligji për ndryshim të Ligjit për rrogat e prokurorëve publik, ku parashtrues është Shoqata e prokurorëve publik e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas parashtruesit, ndryshimet e kontestuara ligjore nuk janë në pajtim me Kushtetutën e cila ndalon veprim kthyes të ligjeve dhe rregullave të tjera duke pasur parasysh se në ligjet e kontestuara është caktuar se koeficientët për përcaktim të rrogave do të fillojnë të zbatohen me pagesë të rrogës për muajin shkurt 2024, ndërsa nga ana tjetër edhe në dy ligjet është caktuar se hyjnë në fuqi me ditën e shpalljes në GHazetë zyrtare.

Në mbledhjen e 19-të do të diskutohet edhe për nisma në të cilat kontestohen Neni 273 paragrafi 10 dhe 11 nga Kodi penaë, Neni 49 në pjesën "përveç nenit 8 në pjesën e cila ka të bëjë me mbrojtjen e viktimave nga veprat ndëshkuese dhe mbrojtja e viktimave nga tregtia me njerëz" nga Ligji për ndihmë juridike pa pagesë, Neni 38 paragrafi 2 në pjesën "Ligji për të dhënat në formë elektronike dhe nënshkrim elektronik" nga Ligji për procedurën e përgjithshme administrative, Rregulloren për procedurën për miratim dhe regjistrim të marrëveshjeve kolektive dhe ndryshimeve të tyre drejt organit kompetent shtetëror dhe mënyrën e udhëheqjes së evidencës së marrëvehsjeve të parashtruara kolektive dhe ndryshimet e tyre, Neni 4 paragrafi 1 pika 3, neni 5, neni 13 dhe neni 14 nga Rregullorja për mënyrën dhe procedurën për marrje të vërtetimit për kontabilist dhe kontabilist të autorizuar dhe regjistrim në regjistrin e sjellur nga Këshilli drejtues i Institutit të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe një kërkesë për mbrojtje të lirive dhe të drejtave dhe disa propozime për vendim-marrje me draft-vendime. ab/

Foto: МIА arkivi

 

Остани поврзан