• сабота, 22 јуни 2024

Osmani në takim të Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe "Miqve të Ballkanit Perëndimor"

Osmani në takim të Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe

Shkup, 20 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Austri, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe "Miqve të Ballkanit Perëndimor", që po mbahet në Vjenë dhe Vahau, me iniciativën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Schallenberg.

 Siç informojnë nga MPJ-ja, Osmani do të mbajë fjalim në dy sesionet e punës, me temat "Shtrimi i rrugës për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE përmes integrimit gradual" dhe "Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor: Është koha që të realizohet!".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан