Nga ora 19 ndërprerje e qarkullimit rrugor në Evzoni - Bogorodicë për shkak të bllokadës nga ana e bujqve grek
- Qarkullimi rrugor në vendkalimin kufitar Evzoni - Bogorodicë nga ora 19 është ndërprerë për të gjitha llojet e automjeteve, për shkak të bllokadës nga ana e bujqve grek, njofton LAMM
Shkup, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Qarkullimi rrugor në vendkalimin kufitar Evzoni - Bogorodicë nga ora 19 është ndërprerë për të gjitha llojet e automjeteve, për shkak të bllokadës nga ana e bujqve grek, njofton LAMM
Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
LAMM njofton se nga data 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026 mars.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/
Foto: MIA