Ndalohet një kontrabandist, gjenden nëntë emigrantë nga Nepali
- Në rrugën lokale për në fshatin Reçicë të rajonit të Kumanovës, mbrëmë në orën 23:10 nënpunës policor nga Njësia Mobile për Masat Kompensuese pranë Departamentit të Çështjeve Kufitare dhe Migracionit në Byronë e Sigurisë Publike kanë privuar nga liria 17 vjeçarin nga Vinica.
Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Në rrugën lokale për në fshatin Reçicë të rajonit të Kumanovës, mbrëmë në orën 23:10 nënpunës policor nga Njësia Mobile për Masat Kompensuese pranë Departamentit të Çështjeve Kufitare dhe Migracionit në Byronë e Sigurisë Publike kanë privuar nga liria 17 vjeçarin nga Vinica.
MPB-ja sot noftoi se gjatë kontrollit në automjetin “Volksvagen kedi” i cili më parë drejtohej nga i mituri, ndërsa në të cilën ishin vendosur dy targa të ndryshme të Kumanovës janë gjetur nëntë emigrantë nga Nepali. Emigrantët ishin vendosur në Qendrën Transitore Tabanoc, ndërsa kundër të miturit, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të bëhet kallëzim përkatës. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s