Ndalesë për qarkullim të kamionëve dhe autobusëve në rrugën Shipkovicë-Kodra e Diellit
- Për shkak të reshjeve të borës, nga ora 09:20 është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese dhe autobusëve në aksin rrugor Shipkovicë-Kodra e Diellit, njoftoi NP "Rrugët e Maqedonisë".
Shkup, 1 shkurt 2026 (MIA) - Për shkak të reshjeve të borës, nga ora 09:20 është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese dhe autobusëve në aksin rrugor Shipkovicë-Kodra e Diellit, njoftoi NP "Rrugët e Maqedonisë".
Ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese për shkak të reshjeve të borës nga ora 05:45 është vendosur edhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.
Komunikacioni në rrugët shtetërore në mëngjes zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit me mbetje të borës në rrugë.
Siç informojnë LAMM dhe NP "Rrugët e Maqedonisë", reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm në mëngjes ka në Krushevë, Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe në grykat malore Strazhë, Gjavatë dhe Presekë. Në grykën malore Bukovë reshjet janë të shiut dhe borës.
Foto: MIA arkivi