• недела, 01 февруари 2026

Mbetje të borës në rrugët e vendeve më të larta, ndalesë për qarkullim të kamionëve nga mëngjesi në Mavrovë-Dibër

Mbetje të borës në rrugët e vendeve më të larta, ndalesë për qarkullim të kamionëve nga mëngjesi në Mavrovë-Dibër

Shkup, 1 shkurt 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit me mbetje të vogla të borës në rrugë.

Siç informojnë nga LAMM dhe NP "Rrugët e Maqedonisë", reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm në mëngjes ka në Krushevë, Kodrën e Diellit, në Mavrovë dhe në grykat malore Strazhë, Gjavatë dhe Presekë. Në grykën malore Bukovë reshjet janë të shiut dhe borës.

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese për shkak të reshjeve të borës nga ora 5:45 është vendosur në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shoferëve u rekomandohet të rregullojnë shpejtësinë e qarkullimit, ta respektojnë sinjalistikën e trafikut dhe të drejtojnë automjetin me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina të lumenjve dhe gryka malore ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të sheut. sa/

Foto: MIA arkivi 

Остани поврзан