• недела, 01 февруари 2026

Ndalesë për qarkullimin e kamionëve në rrugën Gostivar-Strazhë-Kërçovë në dy akset rrugore për shkak të reshjeve të borës

Ndalesë për qarkullimin e kamionëve në rrugën Gostivar-Strazhë-Kërçovë në dy akset rrugore për shkak të reshjeve të borës

Shkup, 1 shkurt 2026 (MIA) - Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar-Strazhë-Kërçovë në dy akset rrugore është vendosur nga ora 09:40 për shkak të reshjeve të borës.

Siç njoftoi paraprakisht NP "Rrugët e Maqedonisë", nga ora 09:20 për shkak të reshjeve të borës është vendosur ndalesë për qarkullim të kamionëve dhe autobusëve në aksin rrugor Shipkovicë-Kodra e Diellit, ndërsa nga ora 05:45 është ndërprerë komunikacioni për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit me mbetje të vogla të borës në rrugë.

Siç informojnë LAMM dhe NP "Rrugët e Maqedonisë", reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm në mëngjes ka në Krushevë, Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe në grykat malore Strazhë, Gjavatë dhe Presekë. Në grykën malore Bukovë reshjet janë të shiut dhe borës.  

Foto: MIA arkivi 

Остани поврзан