Mot kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, në pjesët malore të borës
- Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët malore të borës. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët juglindore të vendit (mbi 20l/m2). Për shkak të zbritjes së një mase ajri më të ftohtë nga veriu, gjatë ditës reshjet do të shndërrohen në borë në vendet më të larta, si dhe në disa nga vendet më të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm.
Shkup, 1 shkurt 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët malore të borës. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët juglindore të vendit (mbi 20l/m2). Për shkak të zbritjes së një mase ajri më të ftohtë nga veriu, gjatë ditës reshjet do të shndërrohen në borë në vendet më të larta, si dhe në disa nga vendet më të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 8 gradë.
Në Shkup, kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Temperatura minimale do të bie në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 7 gradë.
Të hënën në disa vende do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut dhe borës. Pastaj në dy ditët në vijim do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Reshje të reja të shiut, ndërsa në pjesët malore të borës priten të enjten dhe të premten. Temperatura e ditës nga dita e martë do të jetë në rritje. sa/
Foto: MIA Arkivi